Loading...

Politikat e Privatësisë

Farmavitta Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar). Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.farmavitta.al, Farmavitta Sh.p.k mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Farmavitta Sh.p.k, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Farmavitta Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative. Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për regjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ».

Farmavitta Sh.p.k garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar). Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Farmavitta Sh.p.k , do të përpunohen nga punonjësit dhe/ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit. Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Farmavitta Sh.p.k

Politika e privatësisë se rekrutimi

Politika e mbrojtjes së të dhënave personale gjatë procesit të punësimit. Kjo Politikë ju informon sesi Farmavitta shpk mbledh dhe përdor të dhënat tuaja personale që mund të dërgohen online, përmes postës apo dorazi, me qëllim punësimin pranë kësaj shoqërie, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë. Dhënia e informacionit tuaj personal me qëllim punësimin apo gjatë procesit të aplikimit për punësim është konfirmim i pëlqimit tuaj për mbledhjen e këtij informacioni nga Farmavitta shpk dhe përdorimin, shpërndarjen, ruajtjen apo ndarjen e tij me palë të treta, siç specifikohet në këtë politikë dhe në legjislacionin shqiptar në fuqi.
Farmavitta shpk (më poshtë referuar shkurtimisht si "Farmavitta") është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Mbledhja e të dhënave personale

Gjatë proceseve të ndryshme që kanë të bëjnë me punësimin, kur ju kontaktoheni nga Farmavitta apo edhe kur ju vetë kontaktoni kompaninë për të prezantuar kualifikimet tuaja apo preferencat në lidhje me një pozicion për të cilin doni të aplikoni, mund t’ju kërkohet të jepni të dhëna personale. Për më tepër ju mund të jepni edhe informacion shtesë në formën e CV/jetëshkrimi-t, referenca nga punësime të mëparshme apo kërkesa për një pagë të caktuar. Bazuar në referencat tuaja Farmavitta nuk përpunon të dhëna sensitive, e përcaktuar kjo në bazë të nenit 3 të Ligjit Nr. 9887, i datës 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Të dhënat personale që ju jepni gjatë procesit të punësimit, bëhen duke respektuar vullnetin tuaj të lirë dhe vetëm ju jeni ata që përcaktoni masën e të dhënave që vendosni t’i siguroni Farmavitta Megjithatë duhet të merrni në konsideratë se nëse ju nuk jepni informacionin dhe/ose të dhënat personale të kërkuara apo një pjesë të tyre, kjo mund të ndikojë në mundësinë e Farmavitta për të kryer vlerësimin e plotë të profilit tuaj dhe për rrjedhojë të ndikojë edhe në vendimmarrjen lidhur me punësimin tuaj.

Përdorimi i të dhënave personale

Informacioni që ju dorëzoni tek Farmavitta gjatë procesit të punësimit mund të përdoret për t’ju kontaktuar dhe komunikuar me ju si dhe për administrimin në përgjithësi të të gjithë procesit, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe politikat e brendshme të Farmavitta

Farmavitta mund të përdorë të dhënat tuaja personale, së brendshmi dhe/ose ti ndajë ato me ofruesit e shërbimeve dhe palë të tjera të treta sipas nevojës që lindin gjatë proceseve të ndryshme që kanë lidhje me punësimin, në përputhje me politikat e brendshme të Farmavitta dhe kuadrin ligjor dhe rregullator në Republikën e Shqipërisë. Farmavitta u kërkon palëve të treta të mbajnë konfidenciale këto të dhëna dhe t’i përdorin ato vetëm për qëllimin specifik për të cilin u është dhënë ky informacion. Farmavitta do të ruajë këto të dhëna për 24 muaj nga data e dorëzimit të tyre ose përditësimit të fundit të kryer prej jush. 12 muaj mbas dorëzimit ose përditësimit, të dhënat do të shkatërrohen dhe nuk do të jenë të aksesueshme.

Nëse jeni të suksesshëm gjatë procesit të punësimit dhe bëheni punonjës i Farmavitta të dhënat tuaja personale do të jenë pjesë e dosjes suaj të mbajtur nga punëmarrësi dhe mund të përdoren për qëllime të lidhura me punësimin ose punën.

Siguria dhe Konfidencialiteti

Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë politikë ose siç mund të kërkohet për qëllime ligjore ose rregullatore, Farmavitta do të trajtojë të dhënat tuaja personale si konfidenciale dhe nuk do t’i përhapë ato te palët e treta pa pëlqimin tuaj. Farmavitta mban marrëdhënie dhe bashkëpunon vetëm me ofrues shërbimesh që marrin masa apo kryejnë kontrolle të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike për të ruajtur konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale. Punëmarrësit e Farmavitta të cilët mund të kenë akses në të dhëna personale kanë marrë përsipër të ruajnë këtë informacion konfidencial. Farmavitta përdor politika sigurie në ambientet dhe sistemet e veta kompjuterike për të mbikëqyrur dhe ruajtur sigurinë. Çdo mbikëqyrje kryhet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.

Ruajtja dhe aksesi

Farmavitta do të ruajë të dhënat tuaja personale për t’ju marrë në konsideratë për mundësi të tjera punësimi që mund të happen në të ardhmen. Në masën që lejohet nga ligji, Farmavitta mund të fshijë të dhëna në çdo kohë dhe ju duhet të ruani një kopje të informacionit tuaj të depozituar pranë nesh. Ju mund të keni akses dhe të korrigjoni të dhënat tuaja personale duke na shkruar në adresën elektronike ose postare të përcaktuar më poshtë në këtë politikë.

Përgjegjësitë tuaja

Ju jeni përgjegjës për informacionin që i jepni Farmavitta dhe duhet të siguroheni që ky informacion është i vërtetë. Ju duhet të siguroheni që ky informacion nuk përmban materiale që shkelin të drejta të palëve të treta dhe që është në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk mund të jetë objekt i pretendimeve ligjore. Për më tepër, nëse jepni informacione që kanë të bëjnë me persona të tjerë, si p.sh individë që mund të jenë referenca juaj, ju jeni përgjegjës për t’i njoftuar ata/ato paraprakisht dhe të merrni të gjitha pëlqimet e nevojshme në mënyrë që Farmavitta të mbledhë dhe të përdorë të dhënat e përshkruara në këtë politikë.

E përgjithshme

Farmavitta mund t’a përditësojë këtë politikë herë pas here dhe versioni në fuqi do të jetë gjithmonë online. Nëse do të keni pyetje, ankesa apo kërkesa lidhur me këtë politike ose zbatimin e saj, si dhe dëshironi të korrigjoni të dhënat tuaja, ju lutemi të na shkruani online në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kjo Politikë e Privatësisë së Punësimit hyn në fuqi në datën e publikimit të saj në faqen zyrtare të webit të Farmavitta

Nuk keni një llogari?Regjistrohu